Të hënën, 14.06.2021, nxënësit e klasës së X dhe XI zhvilluan eksursion njëditor në zonën e Sarandës.
  Fillimisht vizituan Manastirin e Shen Gjergjit ne Cuke. Aty paten mundesine, pasi u informuan rreth histories se tij, te sodisnin ambientin e mrekullueshem natyror dhe te argetoheshin ne ambientet e brendshme dhe mikepritese te manastirit me lojra ne grup.
   Me pas drekuan dhe ecen buze detit te qytetit te Sarandes. Stacioni pasardhes ishte Keshtjella e Lekursit, ku pamjet mahnitese me te vertete te mbushnin me energji dhe kujtime. Ekskursioni perfundoi me nje vizite te Syri i Kaltert, nje monument i rralle natyror dhe nje atraksion turistik.
     Pas  një dimri te veshtire brenda karantines, ky ekskursion ishte epilogu me i bukur  per kete vit te vecante shkollor qe sapo perfundoi.
U urojme te gjitheve Vere te mbare,
me freski, bukuri , krijimtari dhe rinovim!