Brenda në një atmosferë emocionesh dhe gëzimi  u zhvillua më 2 korrik 2021 në sallën e aktiviteteve të Gjimnazit tonë Ceremonia e Diplomimit për vitin shkollor 2020 – 2021.

    Maturantë, studentë, prindër dhe mësues patën mundësinë të kujtojnë përsëri momente të bukura nga rrugëtimi shkollor i gjithë këtyre viteve. Gjatë ceremonisë modeste, maturantëve të këtij viti iu shpërndanë dhurata me simbolikë të veçantë si dhe Diploma “Fryma e Dashurisë” e cila përfaqëson në mënyrën më të mirë përpjekjen dhe zhvillimin shpirtëror të secilit nxënës. Gjithashtu, u bë ndarja e diplomave  ndërkombëtare Vellum Cambridge IT.

   Në fund të aktivitetit u njoftua se Shoqata e ish-nxënësve “Fryma e Dashurisë”, duke pasur edhe anëtarë të rinj tashmë, do të organizojë në një të ardhme të afërt dhurim vullnetar gjaku.

    U urojmë të gjithë  të diplomuarve tanë rrugëtim të suksesshëm me Frymë krijuese dhe Dashuri të pashtershme!

 

Për më shumë foto klikoni këtu !!!