Në datën 1 shtator Kisha jonë feston fillimin e vitit të ri kishtar. Me këtë rast besimtarë dhe mësues u kishëruan në Katedralen e Ngjalljes së Krishtit. Mesha hyjnore u kryesua nga Mitropoliti ynë i Gjirokastrës z. Dhimitër. Pas pushimeve verore ishte gëzim i madh ritakimi në ambientet e shkollës sonë të dashur!

Veçanërisht prekës ishte fillimi i këtij viti, pasi i thame lamtumire me falënderime dhe urime Drejtoreshës sonë znj. Melpomeni Kuremenu, e cila tani do të vazhdojë shërbimin e saj arsimor jashtë vendit.

U urojmë të gjithëve një vit krijues, me durim dhe entuziazëm!