Të enjten më 4.2.2021 një grup i nxënësve te klasës së tretë vizitoi laboratorin e shkencave të natyrës të shkollës sonë. Në të na shoqëroi mësuesja jonë e bio-kimisë znj. Mimoza (Parashqevi) Çomo.
Mësuese Mimoza na ndihmoi të zbulojmë botën e mrekullueshme të Biologjisë nëpërmjet temave të cilat ne po i studiojmë për momentin në lëndën e Diturisë së Natyrës. U fol hollësisht për zinxhirin ushqimor në natyrë dhe për rrjetat ushqimore…
Nxënësit tanë të vegjël u entuziazmuan kaq shumë sa disa prej tyre shprehën dëshirën të studiojnë për biologë.

 

Për më shumë foto klikoni këtu!!!