Shkolla jonë ka filluar funksionimin e saj dhe vazhdon on-line për rreth dy muaj tani, ose 8 javë, ose 40 ditë, ose 250 orë didaktike, ose 10.000 minuta mësimdhënieje (!)
Ne u përpoqëm këtë rrugëtim të gjatë dhe të madh të 10.000 minutave ta përmbledhim në 11 minuta. Siç e kuptonì, nuk është e mundur kjo përpjekje e jashtëzakonshme të përshkruhet me plotësi në thellësinë e saj, por të paktën në saj të videos më lartë mund të merrni një shije të vogël të përkushtimit të mësuesve tanë në këto rrethana befasuese, si edhe të ndërveprimit me nxënësit!

Falenderojmë, pra, protagonistët e këtij filmi të bukur, të jetës sonë shkollore, mësuesit e nderuar, nxënësit e zellshëm, prindërit mirënjohës, si edhe mësuesin tonë z. Aleks, për punën teknike të shkëlqyer në realizimin e videos.

Lavdi dhe falenderime Zotit i cili na dhuroi brenda dimrit të Pandemisë një diell të ndritshëm që të ngrohë mendjen dhe zemrat tona, të ripërtërijë optimizmin tonë, të mbështesë shpresat tona.
E falenderojmë pra për Shkollën tonë të bukur!