Të shtunën, 27.2.2021, me bekimin e Hirësisë së Tij Mitropolitit të Gjirokastrës z. Dhimitër, Gjimnazi i Përgjithshëm i Institucionit arsimor «Frymë Dashure» organizoi Konferencë për Orientimin Profesional. Aktiviteti për shkak të masave mbrojtëse për pandeminë Covid-19 u organizua on-line. Qëllimi kryesor i Konferencës ishte mbështetja e nxënësve gjimnazistë të shkollave të Kishës sonë përsa i përket orientimit të tyre profesional.

    Për informimin dhe udhëzimin e saktë të nxënësve në lidhje me këtë çështje të rëndësishme ishin pranë nesh dy folës shumë të rëndësishëm, të cilët iu përgjigjën me zell thirrjes tonë, z. J. Fikaris, Prof. Asoc. në Departamentin e Filologjisë të Fakultetit të Filozofisë në Universitetin e Janinës dhe znj. Sotiria Karolidhu, mësuese Filologe dhe Teologe, e specializuar në çështje Këshillimi Karriere .

    Gjatë pjesës së parë të Konferencës, të shtunën 27 shkurt, znj. Karolidhu kishte mundësinë që të prezantonte te të gjithë pjesëmarrësit në një mënyrë të qartë dhe të plotë disa nga çështjet kryesore kryesore që lildhen me orientimin shkollor profesional. Përveç pjesës shumë të rëndësishme teorike, prezantimi i saj kishte dhe zgjatime praktike, nëpërmjet veglave interesante që na parashtroi.

    Në pjesën e dytë të Simpoziumit, që do të zhvillohet të shtunën, 6 mars, folës do të jetë z. Fikaris, Profesor me përvojë i Pedagogjikës me ecuri të rëndësishme didaktike dhe akademike. Falenderojmë përzemërsisht të dy folësit e Konferencës, të cilët ndihmuan në realizimin e kësaj nisme inovatore për të dhënat e ambientit tonë. Përgëzojmë nxënësit dhe pjesëmarrësit e tjerë nga të gjitha Shkollat e Mitropolisë tonë për interesimin që treguan gjatë gjithë takimit.

    Shpresojmë që këto mundësi të cilat ofrohen me mund dhe dashuri të shfrytëzohen në mënyrën e duhur dhe të japin fryte të mira dhe të dobishme!

 

Per me shume foto klikoni ketu!!!