Të martën, 19.01.2021, kishim bekimin dhe gëzimin e veçantë të bënim prerjen e Vasilopitës me rastin e fillimit të vitit të ri. Kjo shërbesë e thjeshtë dhe e bukur u krye nga at Joani, i cili duke përfaqësuar Hirësinë e Tij, Mitropolitin e Gjirokastrës z. Dhimitër, përcolli urimet e tija të ngrohta atërore dhe shpërndau tek secili nga një Kalendar të vogël të Mitropolisë sonë.
Urojmë që shën Vasili të jetë burim frymëzimi dhe shembull virtytesh për të gjithë ne, mësues, prindër dhe nxënës, përgjatë Vitit të Ri 2021!