Në datën 23/06/2021 vendosëm te organizonim një darkë falenderuese për mësuesit tanë duke qenë viti i fundit si gjimnazistë të “Frymë Dashurie”.
    Nën tingujt e ëmbël të muzikës të gjithë hareshëm kërcyem dhe shijuam cdo moment të darkës duke kujtuar momente të veçanta nga tri vitet e gjimnazit.
    Mirënjohja dhe dashuria për mësuesit tanë do të ekzistojë gjithmonë . Kjo darkë ishte thjesht një mënyrë modeste për të shprehur falenderimin tonë për punën e tyre të madhe .
    Në familjen “Frymë Dashurie ” nuk ka lamtumira , ka vetëm përshendetje. Dyert e shkollës sonë do te jenë gjithmonë të hapura dhe ne gjithmonë te gatshëm për ta vizituar kudoherë .

Faleminderit !

Dhimitra Çoku

Matura 2021