Të shtunën, 6.3.2021, përfunduan punimet e Konferencës së Orientimit Profesional që organizoi Gjimnazi i Institucionit tonë arsimor. Kjo iniciativë e bukur u përqafua me entuziazëm dhe kënaqësi nga shumë nxënës dhe mësues të Shkollave të Kishës sonë qe funksionojnë me kujdesin atëror të Kryepiskopit tonë z. Anastas dhe nën mbikëqyrjen e Mitropolitit tonë z. Dhimitër.
    Folësi kryesor në këtë takim ishte z. Joanis Fikaris, Profesor i Pedagogjikës në Departamentin e Filologjisë të Universitetit të Janinës.
    Fjalimi i tij, i cili u zhvillua në një kontekst diskutimi të hapur dhe dialogu, kishte si bosht kryesor shkencën e Pedagogjikës, duke nxjerrë në pah nëpërmjet përvojës së tij të pasur didaktike dhe akademike vlerën dhe rolin shumëdimensional të profesionit të mësuesit.
    Me interesim të lartë audienca rinore dëgjoi nënvizimet e rëndësishme që bëri z. Fikaris në lidhje me temën e caktuar dhe të gjithë sa dëshironin u pozicionuan me pyetje dhe duke shprehur mendimet e tyre.
    E pranishme në takimin tonë ishte edhe mësuesja znj. Ekaterini Kritoglu, e cila ndau me ne përvojën e saj na shkollat ku punon si mësuese e Edukimit Special.
    Falenderojmë pëzemërsisht të gjithë folësit e Konferencës tonë on-line, kryesisht mikun e shkollave tona Prof. Joanis Fikaris, për kontributin e tyre në realizimin e suksesshëm të këtij aktiviteti.
    Përgëzojmë të gjithë mësuesit dhe nxënësit për pjesëmarrjen e tyre aktive edhe te kjo mundësi që u ofroi shkolla me dashuri, mund dhe interesim të vërtetë.
    Shpresojmë që edhe në të ardhmen të kemi gëzimin që të organizojmë edhe veprimtari të tjera krijuese dhe dobiprurëse, duke synuar kultivimin cilësor të të gjithë anëtarëve të komunitetit tonë shkollor!