Te shtunen, 06.02.2021, patem mundesine qe te bisedonim me mjeken Ioanna,nje patologe nga Athina. Si behen bisedat ne kohe pandemie? Natyrisht,virtuale. Ky takim ishte pjese mbeshtetese e orientimit profesional per ne maturantet.
    Ajo na rrefeu per arsyet qe e nxiten te behej mjeke,per sakrificat,per eksperiencen e saj. Gjithashtu,na rekomandoi libra dhe filma.Dukej fare qartë se sa e përkushtuar ishte ajo në punën e saj. Sytë e saj flisnin shumë…
    Jo vetëm na foli për punën po na motivoi për të zgjedhur dicka që na përshtatet dhe që e dëshirojmë.
    Gjatë rrëfimit të saj spikasnin te semure rende, fytyra të zbehta e të lodhura ,por edhe shumë kujtime të bukura.Sic ishte martesa qe ishte zhvilluar ne spital apo kepuca e vogel e gdhendur me inicialet e saj.
Ishte nje takim I vecante qe na ndihmoi t’i kemi idete me te qarta.

Faleminderit!

Juela Kamo – nxenese e Klases se XII

 

Për më shumë foto klikoni këtu!!!