Ditët e fëundit ëishin fandastikë për ne nxënësit. Në orën e biologjisë ne, klasat e ndryshme të shkollës tonë, bëmë një veprimtari praktike shumë argëtuese. Mbollëm patate, karota, lakra, sallatë dhe qepë! Mësuesja e lëndës së bilogjisë, znj. Mimoza-Parashqevi na ndihmoi dhe na udhëzoi për të kryer këtë veprimtari. Mësuesja, bashkë me ndihmën e drejtorisë se shkollës kishte mundësuar mjetet e nevojshme për mbjelljen e patateve. Si fillim, mësuesja na pajisi me dorashkat për secilin nxënës dhe më pas na shpjegoi hollësisht çdo etapë që duhet të ndiqnim për të realizuar këtë veprimtari. Mësuesja na shpjegoi dhe na demostroi se si duhet të hapnim gropat dhe në çfarë madhësie duhet të jenë ato. Pas kësaj, na tregoi që në gropën e hapur të hidhnim pak pleh organik dhe më pas ta trazonim bashkë me dheun e gropës. Mbi të, vendosëm pataten dhe e mbuluam përsëri me dhe. Shkrifëzuam tokën nga plisat e dheut dhe më pas e sheshuam tokën. Pas githë kësaj pune, mësuesja na lavdëroi për punën e realizuar. U pastruam e dezifektuam duart me kujdes. Kjo ishte e gjithë veprimtaria që organizuam, e cila nuk mbaron këtu sepse më pas ne do të shkojmë të ujisim bimët e mbjella. Ne u gëzuam edhe më shumë kur na informuan se patatet që do kultivojmë do t’jua shpërndajmë të varfërve. Kjo ishte një ditë shumë e bukur dhe e veçantë për ne.

Adela Leskaj, klasa VII

 

Për më shumë foto klikoni këtu!!!