Përveç mësimit tonë të përditshëm sistematik që rezulton në formimin  tone të përgjithshëm, nxënësve tanë u jepet mundësia të  përforcojnë këto njohuri me më shumë informacion duke marrë pjesë në  konkurse  të ndryshme.

 Nëpërmjet konkurseve  të tilla, ata zbulojnë aftësitë e zgjerojnë njohuritë e tyre. Pjesëmarrja ndikon në zhvillimin dhe përparimin e tyre.

 Studimet kanë treguar se ky aktivitet krijues  zhvillon anën krijuese të trurit, e cila gjithashtu  përforcon inteligjencën e tij. Të gjitha  këto vlerësime   janë  potencial për të ardhmen e tyre.

Nxënësit tanë u dalluan në këto konkurse.

  1. Nxënësit e klasave të VII morën çmimin e parë në konkursin me temë: ‘’ Ponti, kujtime dhe ëndrra, e shkuara, e tashmja dhe e ardhmja’’ ,të organizuar nga Drejtoria Arsimore e Ciklit të ulët  si edhe Radiotelevizioni  e Mjetet digjitale të komunikimit.

Mësueset kujdestare  me të cilat bashkëpunuan nxënësit për këtë konkurs ishin znj.Vasiliqi Karamitrou dhe Elisavet Dhimu.

  1. Diplomë Nderi për pjesëmarrjen e saj në Konkursin Ndërkombëtar të Pikturës për fëmijë e të rinj, me temë: “Afër ose larg, ne të gjithë jemi një” organizuar nga Ministria e Brendshme dhe Galeria e Fëmijëve të Greqisë, mori nxënësja e klasës së VIII Flavia Zhuli.
  2. Certifikatë e pjesëmarrjeje në konkursin me temë: “Unë frymëzohem, krijoj, dhe sjell inovacion” organizuar nga Muzeu i Shkencës dhe Teknologjisë me mbështetjen e Ministrisë së Arsimit të Greqisë mori nxënësi i klasës së VII Viktor Miho si edhe mësuesit të cilët bashkëpunuan me Viktorin ,z. Grigor Bezati dhe znj. Marina Raçi.

Urime nxënësve dhe mësuesve tanë !!! Ne urojmë që ata të fitojnë sa më shumë vlerësime në rrugëtimin e tyre drejt dijes, por sidomos kur të diplomohen, të largohen me një zemër plot mirësi, mirënjohje dhe dashuri! Këto janë  vlerësimet më të larta që një person mund të marrë.

 

Për më shumë foto klikoni këtu!!!