Një trajnim shumë i rëndësishëm online (Webinar) në lidhje me Orientimin Profesional u organizua nga Institucioni ynë Arsimor të enjten, 18 Mars 2021. Trajnues dhe folës në Webinar ishte z. Koutroubelis Apostolos, Specialist i Programeve të Këshillimit te Karrierës dhe Orientimit Profesional.

   Gjithsej 8 mësues nga të gjitha Institucionet Arsimore që funksionojnë në Mitropolin e Shenjtë të Gjirokastrës morën pjesë në trajnim. Përmes prezantimit të shkëlqyeshëm të z. Koutroubelis, mësuesit tanë patën mundësinë të njihen me fushën e Shkencës së Psikometrisë dhe të familjarizohen me Testin Ariston të njohur ndërkombëtarisht për besueshmërinë e tij. Kështu, duke marrë trajnimin e nevojshëm, ata tani mund të funksionojnë si këshilltarë në nivelin e shkollës, duke ndihmuar nxënësit të orientohen siç duhet pas zhvillimit të Testit përkatës Ariston.

    Falënderojmë përsëri ngrohtësisht z. Koutroubelis i cili me zell, njohuri të shkëlqyera dhe gatishmëri të madhe iu përgjigj edhe një herë thirrjes sonë, duke i dhënë kështu një mundësi të çmuar trajnimi mësuesve tanë.

 

Për më shumë foto klikoni këtu!!!