Mirë se erdhët në faqen e internetit të shkollave Frymë Dashurie
Institucionet arsimore “ Frymë Dashurie “ i përkasin Kishës Ortodokse Autokefale të Shqipërisë , e cila papushim kujdeset për promovimin dhe mbështetjen e arsimit cilësor si edhe formimin tërësor të nxënësve . Institucionet tona arsimore kanë si synim të dyfishtë formimin e shkëlqyer dhe edukimin e krishterë të shpirtit , duke i shërbyer kështu me përkushtim të vërtetës, dashurisë dhe bukurisë. Shkolla 9-vjeçare u themelua në vitin 2008, kurse Gjimnazi i i Përgjithshëm u përurua në muajin shtator të vitit 2017 nga Kryepiskopi i Shqipërisë z.z.Anastasi.
Fillimi …
Gjatë katër viteve të para të funksionimit të saj Shkolla 9-vjeçare strehohej pranë ndërtesës së Mitropolisë së Shenjtë të Gjirokastrës. Por , për shkak të rritjes së vazhdueshme të nxënësve u lind nevoja urgjente për krijimin e një ndërtese më të madhe . Me ritme të shpejta u ndërtua kompleksi i ri i shkollës në një mjedis me pozicion dhe bukuri të veçantë. Shkolla funksionoi për herë të parë në shtator të vitit 2012.
Misioni i shkolles…
- Zhvillimin dhe formimin mendor
- Edukimin e krishterë shpirtëror
- Ushtrimin dhe zhvillimin e shëndetshëm
- Përzgjedhin stafin e tyre pedagogjik duke bashkëvlerësuar formimin e tyre shkencor si edhe etikën e moralin e tyre .
- U ofrojnë nxënësve një program të pasur studimesh në mënyrë që t’i orientojë ata në formimin e një personaliteti të kompletuar për t’u bërë pjesëtarë të përgjegjshëm të shoqërisë .
- Paralelisht ata kujdesen edhe për formimin shpirtëror të fëmijëve , për konsolidimin moralit të cilin e konsiderojnë më të lartë e më të domosdoshëm se një dije e thatë.
- Përmirësojnë metodat didaktike ekzistuese dhe njehsojnë në mënyrë funksionale teknologjitë e reja të mësimdhënies.
- Adoptojnë dhe mbështetin programe të reja novatore si e- twinning me qëllim kryesor lidhjen dhe komunikimin e shkollave në distancë.
- U japin mundësinë nxënësve të ndjekin mësimet në gjuhën e tyre amtare , shqip ose greqisht. Njëkohësisht u jepet mundësia të mësojnë edhe tjetrën si gjuhë të dytë , duke filluar që në klasën e parë. Gjithashtu u jepet mundësia të gjithë nxënësve tanë të mësojnë gjuhën angleze si gjuhë të huaj , pasi synimi ynë i mëtejshëm është që ata të përftojnë një diplomë të njohur për mësimin e gjuhëve të huaja.
- Marrin pjesë në veprimtaritë jashtëshkollore , në ekskursione me karakter didaktik, vizita në shkolla të tjera brenda dhe jashtë vendit.
- Kujdesemi për transportin e nxënësve tanë të cilët nuk kanë mundësi për të ardhur ose për t’u larguar nga shkolla.
- Duke patur një karakter jofitimprurës shpenzimet e tyre mbulohen në pjesën më të madhe nga Kisha Autoqefale Ortodokse e Shqipërisë. Kurse prindërit investojnë në mënyrë simbolike në funksionimin e mirë të shkollës.
- Inkurajojnë dhe mbështetin edhe në mënyrë pedagogjike prindërit, nëpërmjet takimeve të shpeshta brenda mjediseve të shkollës, komunikimit të rregullt me mësuesit , njoftimeve për përparimin e fëmijëve , pjesëmarrjen në shfaqje festive, pjesëmarrjen në referata nga të ftuarit tanë të cilët janë shkencëtarë të afirmuar me qëllim që të arrijmë bashkëpunimin Shkollë – Familje.
- Kujdesen edhe për trajnimin profesional të mësuesve jo vetëm të stafit tonë pedagogjik , por edhe të gjithë zonës sonë , duke organizuar Seminare Pedagogjikë me folës profesorë të mirënjohur . Kështu krijohen kushtet optimale për të mësuar