Projekti i Gjimnazit të 12-të që është bërë në vitin 2019 kur ishte në klasën e 8-të në lenden e gjuhës shqipe.
PROJEKT
TEMA: FJALË TË URTA LËNDA: GJUHË SHQIPE KLASA: VIII - 2019 MËSUESE: ELIGERTA ZHULI
Fjalët e urta janë pjesë e trashëgimisë kulturore dhe e gjuhës së një populli. Duke i njohur dhe përdorur ato,ne ruajmë identitetin dhe trashëgiminë tonë kulturore,pasurojmë fjalorin tonë dhe mund të shprehim mendimet dhe ndjenjat tona.
• Gënjeshtra nuk ka as dorë,as këmbë,as bisht.
• Gjuha e ka rrënjën në zemër.
• Le gomari që na ngordhi,po s'na lënë as mizat rehat.
• Lulja e këputur nuk mbin më.
• Lumi i thellë nuk rrëmben.
• Lepuri në mal,kusia në zjarr.
• Lumi i thellë s'ka ushëtim.
• Leku i huaj peshon në xhep.
• Liria fitohet e nuk dhurohet.
• Bukën tënde ha,hall të botës qa.
• Bisha tërbohet keq,kur sheh se po i vjen fundi.
• Bie një gurë e shkoqet një gurë.
• Bjer,o zot, mikun, të hajë dhe i zoti i shtëpisë.
• Bota të jep aq sa ti kesh dhënë asaj.
• Bukë e kripë e zemër.
• Buka që thyhet,nuk ngjitet më.
• Bëhen vath në vesh.
• Bëj si të thotë i madhi.
• Bleta di si të bëhet mjaltë.
• Breshka ferrën do.
• Buka e botës nuk të ngop. • Buka e botës,laku i kokës.
• Bëj nder e gjej qeder.
• Burri nuk shtrihet as për së vdekuri.
• U habit pas lëngut,harroi thelat.
• Ustai,ustanë e njeh nga zanati.
• Uthulla e fortë plas gurin.
• Fukura jam,po shpirtin nuk e kam fukara.
• Fjala e ëmbël në ditë të keqe. • U hap dheu doli një plesht.
• Unë vij nga më rrahën,ti më tregon shkëmbinjtë.
• Ujku qimen e ndërron,por zakonin nuk e ndërron!
• Ujku mjegull kërkon.
• Uji fle,hasmi s'fle.
• Unë i ha kumbullat atij i mpihen dhëmbët.
• Një fjalë që e dinë dy veta,e di gjithë bota.
• Njeriu sido që të bëjë nuk e kapërcen dot hijen e tij.
• Një zog që ndahet nga klloçka,e ha shqiponja.
• Një krah se mban kalanë.
• Njeriu ka nevojë më tepër për dashuri se sa për lavdi.
• Çelet dera,rritet ndera.
• Çesma i lan të gjithë,veten nuk e lan.
• Vajtëm për lesh e dolëm të qethur.
• Vure vezën,morre pulën.
• Vera sa më e ëmbël të jetë aq më fort të zë.
• Gurit të rrokullisur dhe të dehurit mos i dil përpara as mbrapa.
• Gabimi falet njëherë,e jo përherë.
• Së ligës ruaju,e mira të ndjek vetë nga pas.
• Nuk bëhet stani me lepuj.
• Shkon një herë bëhen gjurmë,dy tri herë bëhet udhë.
• Shokë bashkë e bukë veç.
• Shenjtani kur ska punë rreh të birin.
• Shoku sa duhet aq qortohet.
• Sqepari bishtin e shokut e gdhend të tijin jo.
• Nuk mbushet thesi me një kokërr.
• Nuk lidhet kali me pe.
• Sevapi as shitet as blihet.
• Mos dëgjo çfarë thotë ai për vete,por dëgjo çfarë thotë bota për të.
• Mëson nga armiku më shumë sesa nga miku.
• Miku harrohet po të largohet.
• Më parë mëso veten,pastaj të tjerët.
• Mos dalë goja para mendjes.
• Mos i fryj zjarrit se të djeg.
• Me çfarë syri të më shohësh me atë do të të shof.
• Mikut i lëshohet vendi dhe i dëgjohet kuvendi.
• Mos e lëndo aty ku i dhemb.
• Malet tunden po nuk bien.
• Mos pyet si vdiq po pyet si rrojti.
• Mos u bë thes i cpuar.
• Nuk është ar gjithçka që ndrin.
• Nuk bëhet stani me lepuj.
• Nuk mbushet pusi me pështyma.
• Nuk mbahet shtëpia me miell hua.
• Nga fryn era kthen gëzofin.
• Foli derës të dëgjojë dritarja.
• Foli plakës të dëgjojë nusja.
• Fjala pa punë,si peshku pa lumë.
• Fjalë pak e punë shumë.
• Fol me ty,fol me murin.
• Faji është jetim.si ka dalë zot njeri.
• Fajin e ka gomari,nuk e ka samari.
• Fjala e drejtë është e shkurtër,fjala e shtrembër është e gjatë.
• Fjala pa punë,si peshku pa lumë.
• Fshati digjet,plaka krihet.
• Frika nuk e lë lepurin të vë dhjamë.
• Fusha bën baltë,mali bën furtunë.
• Unë mbaj barrën,ti djersin.
• U bë dhija me tremb ujkun.
• U bë veja me mësue pulën. • Gjuha flet e fshihet,shpina pret e rrihet.
• Gjëmon voza që nuk ka verë.
• Gjej vendin ebëj kuvendin.
• Gjuha dredhon se mëndja e mëson.
• Gjarpri ecën e fshin gjurmët me bisht.
• Guri i rëndë në vend të vet.
• Guna e huaj nuk të mban dot ngrohtë.
• Kur fjala del nga zemra,godet në zemër.
• Kalit të mirë shtoji tagjinë.
• Koha vjen për atë që di të presë.
• Kur del dielli,të gjithë e dinë nga bie lindja.
• Kur gabon i mençuri çuditet budallai.
• Kush u dogj nga qulli i fryu edhe kosit.
• Thesi i zbrazët nuk qëndron në këmbë.
• Të bënin mizat mjaltë,gypat do ti kishim plot.
• Ta sheh bojën sa ta nevojën.
• Trupi shëndoshet me të punuar mendja ndritohet me të mësuar.
• Fjalë pak e punë shumë.
• Trimi nderron trimin,i mençuri të mençurin,i ligu të ligun.
• Teneqe e prishur ka zë të gërvishur.
• Fjala në vend të huaj bëhet gur.
• Fajin e ka gomari nuk e ka samari.
• Fjala e mirë në ditë të keqe.
• Edhe pas luftës armët duhet ti mbash.
• Edhe guri pëllcet kur nxehet.
• Ena bosh zhurmon më tepër.
• Hesapi i shtëpisë nuk del në pazar.
-Hiq inatin,gjej rehatin.
• Hiqu det se do të shkojë lumi.
• Hallet e mia i di trari im.
• Hall me qe e hall me buaj,po më keq qe me të huaj.
• Hesapi nuk bëhet pa hanxhinë.
• Ha 29 kafshata me gjellë e nuk thua gjë të tridhjetën thatë dhe bën kiametin.
• Hekuri rrihet sa është i nxehtë.
• Hileqari nuk të sheh në sy po të sheh në tokë.
• Ku ka bletë,ka dhe mjaltë.
• Kullote dhinë të mbushi kusinë.
• Kur nuk ke mbjellë nuk ke se çfarë korr.
• Kush përton vdes urie.
• Kush nuk punon,dheut i rëndon.
• Kush zë brumë,do të gatuajë.
• Kur nuk ke punë luaj derën.
• Kush fle ngrohtë ka dhe ftohtë.
• Kush nuk e di çfarë është lodhja nuk e di çfarë është çlodhja.
• Edhe kopsht i mbretit të jetë,një gjëmb brenda do ta ketë.
• E keqja nuk harrohet,e mira po.
• Edhe kau ka gjuhë të madhe po nuk flet dot.
• O djalë në vend të huaj,sdi ti bjerë daullja e huaj.
• Oxhaku le të jetë i shtrembër tymi le të shkojë përpjetë.
• Gjithkush leu,mendtë e veta pëlqeu.
• Gjithsecili në punën e tij është zot.
• Gjithkush teshat i lan në shtëpinë e vet.
• Gjuha dredhon se mendja e mëson.
• Gjarpri ecën dhe fshin gjurmët me bisht.
• Gjuha e ka rrënjën në zemër.
• Gjeli mbret mbi pleh të vet.
• Ha të rrosh,jo rro të hash.
• Gjuha të lidh,gjuha të zgjidh.
• Gjuha flet e fshihet,shpina pret e rrihet.
• Gjumi i natës i rëndë, i bën keq ditës.
• Gjumi në dëborë është shkaku i vdekjes.
• Gjuha eshtra ska,eshtra thyen.
• Trimi i mirë me shokë shumë.
• Tri detyrat më të rënda të kësaj bote janë të shpërblesh urrejtjen me dashuri,pranimi i pamundurës dhe të thuash unë jam gabim.
• Atë që merr në një dorë ktheje me të dya.
• Ai që lakmon më shumë është gjithmonë më i varfër.
• Ai që di më së shumti flet më së paku.
• Ai që bëhet i urtë si dele e hanë ujqërit.
• Aty ku ecën me krye përpjetë bie në gropë.
• Atij që nuk e do thuaji Të hyftë vetja në qejf.
• Atij i thonë ja ujku ai thotë ku është gjurma.
• Avash Beg se ka hendek.
• As veshi të mos mbaj pluhur,as këmba të mos duroj gjëmb.
• Ai që ndërton me djersë,mbron me gjak.
• Atij i plasin sytë e tjetri e pyet për vetullat.
• Ai që të do të qorton,ai që nuk të do të lëvdon.
• Nderi vjen e ikën,turpi vjen e nuk ikën.
• Ngarkoje tjetrin aq sa mban.
• Në luftë duhen shtatë hile e një trimëri.
• Do të ruash sekretin nga armiku,mos ia thuaj as mikut.
• Drunë e shtrembër e djeg zjarri.
• Drita ka sy,nata ka veshë.
• Duhet ti frysh lugës përpara se të djegë.
• Dijet e mëdha janë fjalë të shkurtra.
• Dy kunguj nën një sqetull nuk mbahen.
• Edhe diell të bëhesh të gjithë nuk i ngroh dot.
• E thëna dhe e bëra janë larg.
• E bardhë është dhe bora po të than duart.
• Daullja bie për ata që kanë veshë.
• Çdo gjë formohet në themel.
• Dora lan dorën të dya lajnë faqet.
• Pyet shtatë e tetë po bëj si di vetë.
• Po nuk e nderrove veten,nuk nderron njeri.
• Mos i jep shkobin harbutin se të vret me shkopin tënd.
• Për pleshtin djeg shkopin.
• Paraja nuk i zgjedh njerëzit.
• Përmend qenin,bëj gati shkopin.
• Po nuk e pate të ligën brenda nuk të vjen nga jashtë.
• Zjarrit po nuk i fryve nuk ndizet.
• Po nuk e njohe hidhërimin,nuk do ta kuptosh as gëzimin.
• Peshku në det kusia në zjarr.
• Pas lufte të gjithë bëhen trima.
• Fjala e embël thyen të fortin.
• Toskë dhe gegë të dy pemë nga një deg.
• Teshat gjithkush i lan në shtëpinë e vet.
• Çka humbe mos e kërko çke në dorë mos e lësho.
• Dardha dhe sëpata e kanë bishtin mbrapa.
• Nuk është ar gjithçka që ndrit.
• Nuk bëhet stani me dhi të egra.
• Në portën e të shurdhrit mos trokit.
• Nga ferra e vogël del lepuri i madh.
• Nën hije as bari nuk ngre krye.
• Nuk rron peshku pa ujë.
• Gjuha ruhet atje ku shkruhet.
• Gjej vendin e bëj kuvendin.
• Gjuha edhe njerëzit janë tapia e vendit.
• Gjeli në pleh të tij këndon më mirë.
• Me një tra nuk mbahet shtëpia.
• Nuk është ar gjithçka që ndrit.
• Miku i mirë vjen nga porta.
• Çka shtëpia të mos e marrë vesh fqinjëria.
• E thëna dhe e bëra janë larg.
• Slidhet kali me pe.
• Shtëpia me fëmijë si nata pa yje.
• I zoti duhet të ruajë arën e vet.
• I buti thyen të fortin.
• I gjen mushka drutë.
• Miku i mirë vjen nga porta.
• Miku i mikut tim është dhe miku im.
• Ai që ndërton me djersë mbron me gjak.
• Me të thënë e me të bërë kalon në mes një lumë i tërë.
• Pas lufte të gjithë bëhen drita.
• Rrugë e gjatë pret shkurtër.
• Rrugën për te miku mos e lër të zëjë bar.
• Rrallë vritet burri që ka shumë armiq.
• Dhëmbi e kafshon shpesh gjuhën,megjithatë ata mbetën miq.
• Dy gjela në një vikt nuk qëndrojnë.
• Dele e butë në qafë të ujkut.
• Dora e huaj të kruan,po jo aty ku të kruhet.
• Dhi e zgjebosur,bishtin përpjetë.
• Buka e botës nuk të ngop.
• Bëni si them unë por mos bëni si them unë.
• Dy milion kur hanë bukë ,dyqind milionë kur bëjnë pushkë.
• -Dasma do mish lufta do gjak.
• Rruga e jetës është drejtësia,mos u ndaj nga rruga për të hyrë nga rrugica.
• Ruaju fjalëve të ndyra dhe veprave të këqija.
• Ruaju të të ruajë Perëndia.
• I fundit jo do qajë jo do qeshë.
• I zoti i shtëpisë rri në fund të urave të zjarrit.
• Rrit këlyshët të të hanë kokën.
• Ruhu nga thëngjilli i mbuluar.
• Ruamë nga miku se nga armiku ruhem vetë.
• Edhe ëngjëlli edhe djalli janë brenda tek i gjalli.
• Del çiraku më i mirë se ustai.
• Deshi të vëjë vetullat nxorri sytë.
• Deti ka ujë plot por uji nuk pihet.
• Buka që thyhet nuk ngjitet më.
• Bëjë vath në vesh.
• Bota të jep aq sa ti kesh dhënë asaj.
• Bie një gur e shkoqet një mur.
• Mos u zër për degësh por për rrënjësh.
• Balta më e ëmbël se mjalta.
• Bëj si të thotë i madhi.
• Bleta di si bëhet mjaltë.
• I marri premton dhe budallai shpreson.
• I mirë për shokë i ligë për vete.
• Mos pyet kokën po pyet zemrën.
• Më i keqi merr hakun.
• Me një tra nuk mban shtëpi.