Gjatë dy ditëve 27-28 Prill, nxënësit dhe mësuesit e Gjimnazit tonë u bërën pjesë e një udhëtimi të mrekullueshëm në Peloponez, një eksperiencë unike në kuadër të pjesëmarrjes në Garat Sportive në Stadiumin e Mesinisë Antike. Institucioni Arsimor Bouga në bashkëpunim me Bashkinë e Mesinës. organizuan aktivitetin edukativo-sportiv të 5-të Panhelenik Dyditor.
Patra, Olimpia e Lashtë, Kalamata, Mesinia, ishin stacionet e ndërmjetme të këtij itinerari, i cili ishte plot me imazhe me bukuri të jashtëzakonshme natyrore dhe vlera të mëdha historike. Në kthim morëm me vete jo vetëm tre medaljet e fituara nga nxënësit tanë, por mbi të gjitha rëndësinë e idealeve sportive botërore të “konkurrencës së ndershme” dhe konkurrencës fisnike, që lindën në këto vende dhe zunë rrënjë në të gjithë Universin!